Lidhje

Agjenci e re amerikane për ndihma ndërkombëtare - 2002-11-26


Zyrtarë të administratës së Presidentit Bush shpallën një plan për krijimin e një agjencie të re të pavarur për të shpërndarë pesë miliardë dollarë shtesë në kuadrin e ndihmës ndërkombëtare për zhvillim.

Zyrtarët thanë dje se agjencia e re e quajtur Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, do t’u shpërndajë ndihmë vendeve në zhvillim, duke u mbështetur në 16 kritere për të vlerësuar arritjet e tyre. Ndër to bëjnë pjesë angazhimet e vendeve për të respektuar shtetin ligjor, eliminimi i korrupsionit, tregëtia e lirë dhe arsimi.

Nëse krijohet, agjencia e re do të jetë e shkëputur nga agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), që u shpërndan paratë vendeve të varfra. Zyrtarët amerikanë thonë se plani ka si synim të nxisë konkurrencën mes vendeve në zhvillim.

XS
SM
MD
LG