Lidhje

Schroeder: Nato mund të përdorë bazat gjermane në rast të një sulmi kundër Irakut - 2002-11-27


Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, tha se forcat amerikane dhe ato të Natos mund të përdorin bazat në Gjermani dhe hapësirën e saj ajrore në rast të një sulmi kundër Irakut.

Mirëpo, zoti Schroeder tha se Gjermania nuk do të marrë pjesë drejtpëdrejt në ndonjë ndërhyrje ushtarake në Irak.

Udhëheqësi gjerman i bëri këto komente sot, gjatë një konference shtypi në Berlin.

Ai theksoi se Boni e mori këtë vendim në përgjigje të kërkesës amerikane se çfarë ndihme mund t’i japë Gjermania një fushate ushtarake kundër Irakut.

//rd//

XS
SM
MD
LG