Lidhje

Delegacioni shqiptar përfundon vizitën në Beograd - 2002-11-27


Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta, përfundoi sot vizitën e tij dy ditëshe në Beograd, pas takimeve të veçanta që zhvilloi me nënkryetarin e qeverisë federale, Miroljub Labus dhe presidentin e Jugosllavisë, Vojisllav Koshtunica. Në një deklaratë të nën-kryetarit të qeverisë federale thuhet se zoti Meta dhe zoti Labus kanë biseduar për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe kanë shprehur bindjen se marrëveshjet e nënshkruara dhe ato që do të nënshkruhen hapin perspektiva më të volitshme për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Meta u kthye në mesditë në Tiranë. //ad//

XS
SM
MD
LG