Lidhje

Bagdadi: Washingtoni kërkon të sajojë shkak për luftë kundër Irakut - 2002-11-29


Në Irak, Partia Baath në pushtet thotë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të manipulojnë inspektimet e reja të armëve nga Kombet e Bashkuara për të sajuar një shkak për luftë kundër Bagdadit.

Gazeta e Partisë Bath, al-Thawra, thotë se Washingtoni do të ndërhyjë në misionin e inspektorëve dhe do të krijojë një krizë për të penguar inspektimet. Të merkurën, inspektorët e Kombeve të Bashkuara rifilluan kërkimin për armë të ndaluara bërthamore, kimike dhe biologjike në Irak pas një ndërprerjeje prej katër vjetësh.

Shtetet e Bashkuar akuzojnë Bagdadin se po zhvillon armë të shkatërrimit në masë dhe kanë kërcënuar se do të ndërmarrin veprime ushtarake kundër Irakut. Bagdadi i hedh poishtë këto akuza.//xh//

XS
SM
MD
LG