Lidhje

Në Kenia vazhdojnë hetimet për gjetjen e autorëve të shpërthimit - 2002-11-29


Hetuesit kenianë njoftuan se kanë gjetur 2 copa të bombës, që shkaktoi vdekjen e 16 vetave në një hotel, pronë e izraelitëve, në afërsi të Mombasës.

Hetuesi kenian Charles Juma u tha sot gazetarëve se dy pjesët metalike ishin pjesë e një cilindri gazi të salduar.

Tre persona futën një makinë plot me eksploziv në hotelin Paradajs të enjten, duke vrarë 16 veta, mes tyre 3 izraelitë dhe veten e tyre.

Hetuesit mendojnë se 2 cilindra ishin vendosur poshtë makinës për të bërë të mundur një shpërthim më të madh. Policia ka gjetur numrin e regjistrimit të makinës dhe po kërkon pronarin e saj.

Ndërkohë, ministri izraelit i mbrojtjes Shaul Mofaz, tha se dyshimet që rrjeti terrorist i Osama Bin Ladenit kishte gisht në shpërthim janë shtuar, megjithëse nuk ka prova konkrete.

Autoritetet keniane vazhdon të mbajnë për të marrë në pyetje 6 pakistanezë dhe 4 somalezë, për të cilët ata thonë se mbrritën në Kenia me anije nga Somalia.

Zyrtarë amerianë kanë thënë se grupi al-Itihad al-Islamija me bazë në Somali, mund të ketë lidhje me sulmet. Ky grup mendohet të ketë lidhje me Al-Kaidën. //ze//

XS
SM
MD
LG