Lidhje

Presidentët Putin dhe Zemin bëjnë thirrje për një gadishull korean pa lëndë bërthamore - 2002-12-02


Presidentët e Rusisë dhe Kinës u kërkuan Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të respektojnë një marrëveshje të vitit 1994, sipas së cilës Pheniani binte dakord ta ndalte programin e vet bërthamor, në këmbim të ndihmës energjetike.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Jiang Zemin bënë sot një deklaratë të përbashkët, pas bisedimeve në Pekin. Në deklaratë bëhet thirrje për një gadishull korean ”pa lëndë bërthamore” dhe për normalizim të marrëdhënieve mes Washingtonit dhe Phenianit.

Në tetor një zyrtar i lartë amerikan u shpreh se Koreja e Veriut kishte pranuar se kishte shkelur marrëveshjen bërthamore të vitit 1994. Si reagim, një kompani amerikane e ndërpreu transportin e karburantit për në Korenë e Veriut.

//rd//

XS
SM
MD
LG