Lidhje

Kalendari Historik 6 dhjetor - 2002-12-02


Në 6 dhjetor, 1891, industrialisti George Vanderbilt punësoi dy nga arkitektët më të mirë në Shtetet e Bashkuara për konceptimin e peizazhit të kopshteve dhe pyjeve në Biltmore, pronave përrallore që ai po ndërtonte në Asheville të Karolinës së Veriut. Një prej tyre ishte arkitekti i njohur Frederick Law Olmstead. Tjetri ishte Gifford Pinchot i cili do të mbikëqyrte pronat pyjore. Zoti Olmstead kishte fituar njohje ndërkombëtare si arkitekt i parkut qendror në qytetin e Nju Jorkut, Park-ut Jackson në Çikago dhe Park-ut Mbretror në Montreal, Kanada. Ai ishte përgjegjës për ndërtimet në 100 hektarë tokë rreth e rrotull shtëpisë në Biltmorë. Gifford Pinchot, i cili më vonë u emërua drejtor i shërbimit pyjor në Shtetet e Bashkuara futi parimet e manaxhimit të pyjeve mbi baza shkencore në 50,000 hektarë pyje të zotit Vanderbilt. Kjo pronë më vonë u quajt muzeumi i pyjeve ngaqë në të kishte një shumëllojshmëri speciesh dhe bimësh.

Më 6 dhjetor 1884 inxhinierët e ndërtimit vendosën gurin e themelit të monumentit kombëtar për nder të George Washington-it, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara. Momumenti 169 metrash i lartë është struktura më e lartë e gurtë në botë. Nga baza katrore prej 17 metrash momumenti ngrihet si një obelisk i lashtë egjyptian i cili shërbeu si model. Guri i themelit i Monumentit të Washingtonit u vendos në 4 korrik 1848, pas një fushate të sukseshme për të mbledhur fonde private për ndërtimin e tij. Kulla u ngrit deri në 46 metra dhe ndërtimi u ndërpre për shkak të mungesës së fondeve. Puna rifilloi gjatë festimeve të 100-vjetorit të Amerikës në 1876 kur Kongresi aprovoi fondet për përfundimin e Monumentit. Në 1886 u shtua një ashensor i brendshëm i cili çon vizitorët në një platformë observimi të brendshme pranë majës të Monumentit. Në 1999 Monumenti i Washingtonit ishte rrethuar me skela ndërsa kryeheshin riparimet dhe pastrimi i tij. Në janar të këtij viti skela u hoq dhe monumenti u ri-hap për publikun pas tri vjet restaurimi me një kosto prej 10 milionë dollarës.

//rd//

XS
SM
MD
LG