Lidhje

Shvarrosen 42 trupa pranë Beogradit - 2002-12-03


Autoritetet serbe shvarrosën 42 trupa të personave që besohet të jenë vrarë gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë në vitet 1990.

Zyrtarët thonë se kufomat u nxorën nga një varrezë pranë qytetit Sabac, 50 kilometra në perëndim të Beogradit. Ata ishin varrosur në varre të veçanta pa u identifikuar, pasi u gjetën në ujrat e lumenjve Sava dhe Drina gjatë konflikteve në Ballkan. Autoritetet thonë se ekspertët shpresojnë t’i identifikojnë kufomat përmes analizimit të ADN-së.

Zyrtarët thanë se procesi i identifikimit mund të hedhë dritë mbi fatin e disa prej civilëve dhe ushtarëve të humbur gjatë konflikteve. Dhjetra mijëra njerëz kanë humbur në luftimet që filluan kur Sllovenia dhe Kroacia shpallën pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991 dhe vazhduan për katër vjet.

//rd//

XS
SM
MD
LG