Lidhje

Sadam Huseini u bën thirrje irakianëve të mbështesin inspektimet - 2002-12-05


Presidenti irakian Sadam Husein u ka bërë thirrje irakianëve të mbështesin inspektimet e armëve të Kombeve të Bashkuara si një mundësi për të përgënjeshtruar pretendimet e Shteteve të Bashkuara se qeveria e tij ende ka armë të shkatërrimit në masë.

Ai foli të mërkurën në një tubim të zyrtarëve të tij të lartë me rastin e festës myslimane të Eid-el-Fitrit, që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Inspektorët e Kombeve të Bashkuara, të cilët po bëjnë një pushim dy ditësh gjatë festës myslimane, u bënë dje objekt kritikash si nga Iraku ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Nënpresidenti irakian i akuzoi inspektorët si spiunë. Zyrtarët amerikanë thanë se inspektorët nuk janë treguar mjaft agresivë. Ekspertët e Kombeve të Bashkuara thonë se po e bëjnë punën e tyre siç duhet. //kk//

XS
SM
MD
LG