Lidhje

Presidenti Bush do të presë presidentin e Kenias - 2002-12-05


Presidenti Bush pret të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Kenias Daniel Arap Moi dhe kryeministrin e Etiopisë Meles Zenawi për të diskutuar rreth sigurisë në Afrikën Lindore.

Takimi bëhet pas sulmeve terroriste të javës së kaluar në një hotel me pronësi izraelite në Kenya ku u vranë 16 vetë. Udhëheqësit pritet gjithashtu të diskutojnë për Somalinë ku mungesa e një qeverie qëndrore ka çuar në pasiguri në rajon.

Njoftohet se grupi somalian al-Itihaad al-Islamyia besohet të ketë lidhje me rrjetin terrorist të al-Qaidës dhe mund të ketë marrë pjesë në sulmet në Kenia. //kk//

XS
SM
MD
LG