Lidhje

Presidenti Bush: lufta kundër terrorizmit është e natyrës globale - 2002-12-06


Presidenti Bush tha se lufta kundër terrorizmit është e natyrës globale dhe se të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku. Ai e bëri këtë koment të premtën gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin kenian, Daniel arap Moi dhe kryeministrin etiopas, Meles Zenawi.

Bisedimet u përqendruan në sulmet terroriste të javës së kaluar në Kenia. Presidenti Bush tha se nëse terroristët mund të kryejnë sulme në Kenia, atëherë ata mund ta bëjnë një gjë të tillë edhe në Etiopi, Evropë dhe në cdo vend tjetër të botës.

Presidenti Bush i cilësoi udhëheqësit e dy vendeve të rajonit të Bririt të Afrikës si aleatë të vendosur në luftën kundër terrorizmit. Ata premtuan ta vazhdojnë shkëmbimin e informacionit me Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjet për të bllokuar financimin për terroristët.//xh//

XS
SM
MD
LG