Lidhje

Iraku i dorëzon të shtunën OKB-së raportin mbi armët e ndaluara - 2002-12-07


Iraku njoftoi se do t’u dorëzojë të shtunën Kombeve të Bashkuara hollësitë e shumëpritura rreth programit të tij bërthamor.

Ambasadori irakian, Muhamed al-Douri, se raporti do të përfshijë elementë të ri. Ai nuk dha hollësi të tjera, por përsëriti pretendimin se Iraku nuk ka armë të shkatërrimit në masë dhe se Bagdadi nuk ka në plan të prodhojë më armë të tilla.

Shtetet e Bashkuara ngulin këmbë se kanë informacion që provon se Iraku ka armët ë ndaluara.

Zyrtarë të OKB-së thonë se mund të duhen disa javë për të analizuar raportin irakian dhe Këshilli i Sigurimit thotë se do ta shtyjë publikimin e tij nga frika se mund të përmbajë informcion sesi prodhohen armë kimike e biologjike.

Kryeinspektori i OKB-s për armët, Hans Blix, tha se do ta informojë Këshillin javën tjetër mbi përmbajtjen e raportit irakian.

Zyrtarë irakianë thonë se raporti ka mijëra faqe, disa prej të cilave janë në arabisht dhe duhen përkthyer. Edhe ekspertë të armëve do ta kontrollojnë raportin duke e krahasuar me informacionin në një bazë kompjuterike të të dhënash prej një milion faqesh. Iraku po e dorëzon raportin një ditë para afatit të caktuar nga Këshilli i Sigurimit.

Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, tha se çdo përpjekje e Irakut për të mashtruar Këshillin e Sigurimit me një deklaratë të rreme do t’ia bëjë të qartë botës se strategjia e presidentit Sadam Husein është të mashtrojë.//xh//

XS
SM
MD
LG