Lidhje

Serbi: zgjedhësit votojnë përsëri për presidentin e ri - 2002-12-07


Të djelën zgjedhësit serbë votojnë përsëri për një president të ri, por analistët thonë se ekziston mundësia që pjesëmarrja e ulët të bëjë të pavlefshëm edhe këtë raund votimesh.

Zyrtarët në Serbi e shpallën të pavleshëm rezultatin e balotashit në tetor pasi pjesëmarrja në votime, në bazë të ligjit, duhet të jetë jo më e ulët se 50 për qind. Analistët thonë se këtë herë pak gjëra kanë ndryshuar që t’i shtyjnë zgjedhësit e zhgënjyer të shkojnë në qendrat e votimit. Apatia e zgjedhësve serbë është pasojë e reformave të ngadalshme dhe përplasjeve politike.

Presidenti i tanishëm jugosllav, dhe njëkohësisht kandidati që fitoi më shumë vota në zgjedhjet e fundit, Vojislav Koshtunica, u bëri thirrje votuesve në një miting elektoral që të dalin në zgjedhje. Zoti Koshtunica ka përballë kandidatët ultranacionalistë, Vojisllav Sheshelj dhe Borislhav Peleviç.

Kundërshtari i zotit Koshtunica në balotazhin e tetorit, zëvendës-kryeministri jugosllav, Miroljub Labus, ka vendosur të tërhiqet nga gara. //az//

XS
SM
MD
LG