Lidhje

Al-Kaida kërcënon për sulme  kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit - 2002-12-07


Grupi terrorist al-Kaida po kërcënon se do të ndërmarrë sulme më të shpejta dhe më të rënda kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke thënë se armiqtë e tij nuk do të ndjehen të sigurt në asnjë vend.

Zëdhënësi i al-Qaidës, Sulejman Abu Ghaith e bëri këtë deklaratë kërcënuese dje nëpërmjet televizionit al-Jazeera me bazë në Katar. Ai tha gjithashtu se al-Qaida është përgjegjëse për sulmet e muajit të kaluar në hotelin e një pronari izraelit dhe në një aeroplan udhëtarësh në Kenia. Perëndimi dyshonte al-Qaidën për këto sulme. Zoti Abu Ghaith ka qendruar i fshehur që kur Shtetet e Bashkuara larguan al-Qaidën dhe talebanët nga Afganistani vitin e kaluar.

Ndërkaq, Izreli thotë se ka të dhëna nga zbulimi i tij se al-Qaida po planifikon sulme kundër hebrejve dhe izraelitëve në Pragë.//ic//

XS
SM
MD
LG