Lidhje

SHBA: Ekip i ri në krye të ekonomisë - 2002-12-08


Shtëpia e Bardhë ka në plan të paraqesë sot një ekip të ri ekonomik, pas dorëheqjes së detyruar, javën e kaluar, të Sekretarit të Thesarit, Paul O’Neill dhe Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Çështjet Ekonomike, Lawrence Lindsey.

Zyrtarët thonë se zotin Neill do ta zëvendësojë një drejtor korporate që do të ketë mbështetjen e Wall Streetit. Gazeta The Washington Post shkruante në numrin e saj të djeshëm se ish-bankieri i Bankës së Investimeve, Stephen Friedman, pritet të zëvendësojë zotin Lindsey si kryekëshilltar ekonomik i presidentit Bush.

Dorëheqjet e së premtes u bënë mes njoftimesh për keqësimin e shifrave të papunësisë dhe rritjes së shqetësimeve të udhëheqësve republikanë se amullia e vazhdueshme ekonomike mund të pengojë zgjedhjet presidenciale dhe të Kongresit në vitin 2004.//ic//

XS
SM
MD
LG