Lidhje

De Niro dhe Billy Cristal - Analyze That - 2002-12-09


Ndërkohë që filmi Harry Potter and the Chamber of Secrets fitoi garën fundjavën e kaluar ndaj aventurës e re të James Bondit Die Another Day, duke realizuar një fitim prej 32.2 milion dollarësh, tani hyn në konkurim një tjetër film dinjitoz, Analyse That me aktorët Robert De Niro dhe Billy Cristal. Filmi është vazhdimi i Analyse This i realizuar në vitin 1999. Edhe kësaj rradhe dy aktorët rikrijojnë skena mbreslënëse përmes personazheve Paul Vitty, bosit mafioz dhe psikiatrit të tij Ben Sobel. A ka pësuar Vitty një krizë nervore pas kërcënimeve që ka marrë për jetën e tij nga një familje rivale apo sjelljet e tij të çuditshme kanë të bëjnë me planet për të dalë nga burgu? FBIja nuk është e sigurt për këtë dhe mjeku i tij thirret për të ndihmuar. Në film luan edhe aktorja komike Lisa Kudrow në rolin e gruas së psikiatrit. Projekti tjetër i Robert de Niros e çon atë përsëri në rolin komik në filmin Rule Number Three.

Në rrugët e Bronksit në New York të duhet guxim për të ndërtuar pushtet. Por në Wall Street, është një botë tjetër që përkufizohet nga fuqia dhe privilegji. Këto dy botë ndeshen në filmin empire, i parë i një firme latine të prodhimi të filmit në bashkëpunim me kompaninë Universal Pictures. Empire është historia e një Gangsteri që në luhet nga John Leguizamo është në kërkim të endrës amerikane ndërsa përpiqet ti shpëtojë së kaluarës kriminale dhe dhunës në rrugët e Bronksit. I vendosur për të bërë një jetë legjitime për vete dhe të dashurën e tij ai vendos të lidhet me një investues bankier të fuqishëm në Wall Street për të zbuluar se çmimi që i duhet të paguar për një jetë të re është shumë më i lartë nga çmendonte. I zgjedhur si një nga më të mirë në festivalin latin të filmit në New York, Empire me regji të Franc Reyes ka në të edhe këngëtarin Fat Joe, aktorët Peter Sarsgard, Isabella Rosselini dhe Sonia Braga.

Ikona e muzikës PoP Britney Spears festoi 21 vjetorin këtë javë (2 dhjetor), tre vjet pasi shpërtheu arenën muzikore me këngën Baby One More Time, albumi i të cilës i dha asaj kandidaturën e Gramit për Artisten e re më të mirë. Kënga e dytë e saj, "Oops I did it again" doli në maj të vitit 2000 dhe u shit në 1,3 milion kopje vetëm javën e parë duke thyer rekordin që mbahej nga Mariah Careyt. Albumi i vitit 2001 i titulluar "Britney" e afroi atë më shumë drejt këngëve më të maturuara. 2002 ishte vit i më pak triumfues për Spears pas shitjeve jo të mira të albumit të saj të tretë dhe deputimit të saj të dobët sipas kritikëve në filmin Crossroads. Ndërsa nuk ka plane për të regjistruar një tjetër album së shpejti, Spears pas kolonës zanore të filmit Austin Powers: Goldmember mund të përqëndrohet më shumë në lojën skenike. Në fakt ajo ka nënshkruar një kontratë me shoqërinë NASCAR për të realizuar një film rreth garave me makina në një të ardhme të afërt.

//rd//

XS
SM
MD
LG