Lidhje

Këshilli Rusi-Nato i dha fund një konferencë një-ditore në Moskë - 2002-12-09


Këshilli Rusi-Nato i dha fund një konferencë njëditore në Moskë, ku të dyja palët vlerësuan lart marrëdhëniet më të ngrohta mes tyre.

Sekretari i përgjithshëm i Natos, George Robertson, tha se udhëheqësi i Al-Kaidës, Osama bin Ladeni ndihmoi për lindjen e një qendrimi të ri të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s.

Zoti Robertson tha në konferencë se ka ardhur koha që Rusia dhe NATO-ja të lënë mënjanë dyshimet dhe paragjykimet e ndërsjella, të cilave u ka ikur koha, dhe të mendojnë seriozisht për të bashkuar forcat.

Mirëpo, duke iu referuar mesa duket fushatës ushtarake ruse në republikën separatiste të Ceçenisë, zoti Robertson paralajmëroi se përdorimi i tepruar i forcës ushtarake dhe mosrespektimi i të drejtave civile mundet vetëm ta keqësojë problemin që ata po përpiqen të zgjidhin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha në konferencë se përpjekjet kundër terrorizmit janë ne qendër të bashkëpunimit në rritje të Moskës me Naton.

//ze//

XS
SM
MD
LG