Lidhje

Terroristët mund të sulmojnë kudo - 2002-12-10


Në takimin me presidentin e Kenias, Daniel arap Moi dhe kryeministrin e Etiopisë Meles Zenawi, presidenti George W. Bush paralajmëroi se “në se terroristët sulmojnë në Kenia, ata mund të sulmojnë në Etiopi dhe në Evropë. Kjo do të thotë se ne duhet ta vazhdojmë luftën për t’i kapur këta vrasës”. Kryeministri Meles tha se “lufta kundër terrorizmit është një luftë kundër njerëzve që kanë ideale dhe vlera që janë në kundërshtim me vlerat e njerëzimit të shekullit të 21të.

Kenia ka vuajtur shumë nga terrorizmi i al-Qaidës. Në 28 nëntor, një makinë e mbushur me eksplozivë hodhi në erë hotelin Paradise në afërsi të Mombasës. Sulmi vrau dhjetë kenianë dhe tre turistë izraelitë. Tetë persona të tjerë u plagosën. Disa minuta më parë dy raketa tokë-ajër u leshuan dhe përpak arritën të godasin një avion pasagjerësh të mbushur me turistë izraelitë. Presidenti Bush tha se rrjeti terrorist al-Qaida ishte i përfshirë në sulmin me bombë në Kenia.

Në 7 gusht 1998, terroristët e al-Qaidës bombarduan ambasadat amerikane në Nairobi dhe Dar el Salaam në Tanzani. Në sulmin në Nairobi, më shumë se 200 burra, gra dhe fëmijë u vranë dhe 5 mijë të tjerë u plagosën, shumica kenianë. Sulmi në Dar es Salaam vrau dhjetë tanzanianë dhe plagosi 76 të tjerë.

Pak në shumë se dy muaj para sulmeve me bombë në ambasadat në Afrikë udhëheqësi i al-Qaidës, Osama bin Laden u bëri thirrje përkrahësve të tij të vrisnin amerikanët dhe hebrenjtë. “Ne nuk duhet të bëjmë dallim midis ushtarakëve apo civilëve. Për ne ata janë të gjithë armiq.” tha bin Laden.

Një nga objektivat kryesore për grupet terroriste është Izraeli. “Unë e kuptoj plotësisht përpjekjen e qeverisë së Izraelit për të zhdukur terrorin, pasi nuk do të kemi paqe për sa kohë terroristët janë në gjendje të veprojnë” tha presidenti Bush. “Qëllimi i terrorizmit nuk është vetëm të ndalojë procesin e paqes por të shkaktojë vuajtje për popujt në rajon. Është kjo arsyeja tha presidenti Bush që lufta jonë kundër terrorit duhet të jetë e të mbetet e qëndrueshme dhe e fortë. sado kohë të kërkojë, Shtetet e Bashkuara do ta gjejnë al-Qaidën dhe terroristët e tjerë dhe do t’i nxjerrin ata para drejtësisë, tha presidenti Bush.

//rd//

XS
SM
MD
LG