Lidhje

Një grup specialistesh nga Kosova përfundojnë një program kualifikimi në ShBA. - 2002-12-11


Të martën në Washington, 10 specialiste të fushave të ndryshme nga Kosova i dhanë fund një praktike 12 javore në kuadër të programit Hope Fellowship. Programi i filluar vitin e kaluar, është nismë e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe financohet nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. Ceremonia e diplomimit u zhvillua ne shkollën muze Charles Sumner të kryeqytetit.

Zyrtarja e lartë e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar Paula Feeney thotë se Hope Fellowship mund të quhet si një nga programet më të suksesshme që kjo agjenci e qeverisë amerikane financon në vendet e Evropës Juglindore.

Ështe fakt, që Kosova e filloi nga zeroja punën për rindertimin dhe rimëkembjen e vet, dhe ndoshta kjo është arsyeja që çdo sukses sado i vogel të bën përshtypje te madhe.

Por, thotë zonja Feeney, përkushtimi dhe këmbëngulja e këtyre praktikanteve gjatë 12 javëve të punës në Shtetet e Bashkuara, tregon se sukseset në Kosovë nuk janë thjesht të rastësishme.

Të hënën, zonja Feeney ishte e pranishme në takimin e Sekretarit te Shtetit Colin Powell me administratorin e Kosoves, Michael Steiner. Zonja Feeney tha se veç çështjeve të sigurisë gjatë takimit u prekën edhe probleme ekonomike.

Zonja Fenney, e cila sapo ështe kthyer nga një vizitë pune në Kosovë, u beri thirrje kursanteve të sapo diplomuara që të punojnë me të njëjtin përkushtim edhe kur të kthehen në vendlindje për përmirësimin e jetes atje në të gjitha drejtimet.

Violeta Selimi, kursante në programin Hope Fellowship punon në Kosove per nje shoqatë të huaj jo qeveritare kundër varfërise. Ajo merret me organizimin e fushatave per nxitjen e ndjeshmërisë së publikut ndaj këtij problemi. Tani pas përfundimit të kursit, ajo është e vetëdijshme për punën që e pret.

Ndërsa Shahe Krasniqi Berisha, punon në korporatën elektro-energjitike. Ajo merret me çështje të ristrukturimit dhe pas kursit në Shtetet e Bashkuara kthehet në Kosovë me plane të qarta.

Ndërsa kursi merr fund për 10 specialistet nga Kosova, për drejtoren e programit Hope Fellowship, Elizabeth Robinson kjo do të thote fillimi i përgatitjeve për pritjen e grupit tjetër të kursanteve. Javën e ardhëshme fillon shqyrtimi i kërkesave të shumta të kandidateve dhe në janar bëhet përzgjedhja e tyre. Kursi fillon në prill të vitit tjetër.

Programi Hope Fellowship filloi rreth dy vjet më parë dhe në kurset e tij kanë kaluar dhjetra gra e vajza që tani veprojnë e punojnë në Kosovë.

Porgrami zhvillohet nën kujdesin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, organizatë lobiste me qendër në Washington. Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, avokati Martin Vulaj beson se suksesi i programit Hope Fellowship do të bëhet shembull për programe të tjera të ngjashme në të ardhmen e afërt.

Zoti Vulaj beson se duke u mbështetur në rezultatet e mira të programit Hope Fellowship, Kongresi amerikan dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID nuk do të ngurrojnë të financojnë edhe programe të tjera të ngjashme në rajonin e Ballkanit.

XS
SM
MD
LG