Lidhje

Anija me raketa skud lejohet të vazhdojë udhëtimin - 2002-12-11


Shtëpia e Bardhë njoftoi se anija e ndaluar në Detin Arabik, e cila kishte në ngarkesën e saj 12 raketa të tipit skud nga Koreja e Veriut, u lejua të vazhdojë udhëtimin për në Jemen.

Zëdhënësi Ari Fleischer tha se anija pa flamur u la dje e lirë nga marina amerikane pas bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre jemenas të cilët protestuan për konfiskimin e ngarkesës.

Zoti Fleicher tha se qeveria e Jemenit i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do ti transferojë raketat te ndonjë palë e tretë. Agjencitë amerikane të zbulimit ishin vënë në ndjekje të anijes që kur ajo u largua para disa javësh nga ujrat e Koresë së Veriut.

Zyrtarët amerikanë e morën në mbrojtje ndalimin e anijes duke thënë se fillimisht pati shqetësime se raketat mund të përfundonin në duart e vendeve që nxisin terrorizmin./ii

XS
SM
MD
LG