Lidhje

Intervistë me dy specialistë mbi trafikun njerëzor - 2002-12-11


Sipas raportit të fundit të Departamentit amerikan të Shtetit mbi trafikun, të botuar në korrik, ky është një problem serioz, si për Shqipërinë, edhe për Kosovën.

Megjithëse Shqipëria doli nga vendi i tretë dhe u ngjit në vendin e dytë, në listën e vendeve me më shumë trafik dhe ndonëse qeveria ka ndërmarrë përpjekje të mëdha për ta luftuar këtë fenomen, Shqipëria ende nuk i përmbush standartet minimale për eliminimin e trafikut.

E njëjta gjendje është edhe në Kosovë.

Ndërkohë që zyrtarët vazhdojnë diskutimet për problemet e trafikut njerëzor, disa organizata joqeveritare po përpiqen të tërheqin vëmendjen e autoriteteve rreth këtyre problemeve, të cilat ato i quajnë ”alarmante”.

Lidhur me këtë problem, Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Bujar Rama, Drejtor i Qendrës për Studimin e Krimit të Organizuar dhe Mafias në Shqipëri dhe zonjën Sevdije Ahmeti, Drejtore e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe të Fëmijeve në Kosovë.

Intervistën mund ta ndiqni po të klikoni në krye të kësaj faqeje në RealAudio. //az//

XS
SM
MD
LG