Lidhje

Berisha: Nuk i heq asnjë pikë marrëveshjes me Nanon - 2002-12-12


Sot, Shqiperia shënon 12 vjetorin e krijimit të Partise Demokratike, partise se pare opozitare qe i hapi rrugen pluralizmit politik dhe permbysjes se dikatatures komuniste.

Në fillim të proceseve demokratike shumë ekspertë mendonin se Shqipëria, ky vend i vogel ballkanik qe gezonte simpatine dhe mbeshtetjen e demokracive perendimore, e vecanerisht te Shteteve te Bashkuara, da ta perballonte me sukses dhe me rritem te shpejte procesin e kalimit nga sundimi komunist ne demokraci.

Dhe gjate gjysmes se pare te viteve 90-te, nen qeverisjen e Partise Demokratike, Shqiperia shenoi rezultate te dukshme ne te gjitha fushat. Por procesi demokratik mori nje goditje te rende pas ngjarjeve te gjysmes se dyte te viteve 90-te.

Si rrjedhim, Shqiperia sot ka mbetur dukshem pas vendeve te tjera ish-komuniste per sa u perket rritmit te reformave demokratike, krjimit dhe garantimit te parimeve te shtetit te se drejtes, zhvillimit ekonomik dhe shoqeror si dhe integrimit ne institucionet Euro Atlantike.

Gjate kesaj periudhe, Partia Demokratike ka kaluar neper nje proces transformimi, ndonese ende nuk e ka marre veten nga ngjarjet e vitit 1997. Per te diskutuar mbi sfidat me te cilat ndeshet sot kjo parti, Zëri i Amerikës intervistoi kryetarin e saj, ish presidentin Sali Berisha. .

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha tha në intervistë se idealet në bazë të të cilave u krijua kjo parti janë larg së realizuari plotësisht, por shtoi se Shqipëria është më mirë se ç’ishte atëherë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai vlerësoi marrëveshjen me Kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano, si një mënyrë për ecjen përpara të Shqipërisë.

Ish-presidenti Berisha tha se Shqiperia nga nje vend i izoluar para 12 vjetëve, tani, është bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe shpreson të anëtarësohet në strukturat e tjera te rëndësishme evropiane, si në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Megjithatë ai tha se ka ende probleme për integrimin në këto struktura.

“Akoma në Shqipëri nuk janë konsoliduar dhe nuk janë garantuar, ato standarde të domosdoshme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, për funksionimin e shtetit ligjor dhe për një shoqëri civile të hapur, për një transparencë të domosdoshme në qeverisje”, tha zoti Berisha.

Duke i lidhur zhvillimet në vend me ato rajonale, zoti Berisha tha se mendon se shembja e diktaturës komuniste në Shqipëri ka qenë një faktor favorizues i zhvillimeve pozitive në Ballkan.

Zoti Berisha nuk tha drejtpërdrejt sesa ka ndryshuar në këto vjet, por tha se pranon historinë si gjykatësin më të mirë të veprimtarisë së tij dhe shtoi se në mënyrë të padiskutueshme janë nxjerrë mësime nga zhvillimet politike dhe nga gabimet që Partia Demokratike ka bërë në të kaluarën..

Kryetari i Partisë Demokratike e mbshteti me forcë marrëveshjen e tij me kreun e socialistëve, Fatos Nano. “Unë edhe tani nuk i heq asnjë pikë asaj marrëveshjeje, sepse së pari ajo është bërë në mënyrë që t’i hapet rruga vendit për integrimet euroatlantike. Ne jemi parti e përkushtimit perëndimor dhe ky përkushtim nuk lëkundet në asnjë lloj rrethane dhe pozite që gjendemi ne, në opozitë, apo qeveri”, tha zoti Berisha.

Ai shtoi se kjo marrëveshje parashikon funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri dhe luftën kundër armiqve më të egër të kohëve të sotme: korrupsionit qeveritar dhe krimit të organizuar.

Zoti Berisha pranoi se përpjekjet për ta goditur marrëveshjen për shkak të interesave klanore janë të dukshme dhe u bëri sfidë kundërshtarëve të saj duke u kërkuar që të paraqesin alternativa të tjera më të mira në se kishin. Reformat, tha zoti Berisha janë më të rëndësishme se loja politike. “Por të tentosh të bllokosh reformat, për arsye se mund të bësh një grusht votash, mua më duket jo e përgjegjshme para vendit dhe para kombit”, tha kryetari i opozitës.

Duke iu përgjigjur pyetjes se mos ai i kishte zhgënjyer ata që mendonin se mund të kërkonte zgjedhje të parakohëshme dhe se i kishte zgjatur mandatin Partisë Socialiste, zoti Berisha tha se pa një reformë zgjedhore nuk mund të thirreshin zgjedhje të reja. Ai shtoi se marrëveshja nuk e ka penguar Partinë Demokratikë të forcojë opozitën e saj.

Në ditën e përvjetorit të krijimit të Partisë Demokratike, zoti Berisha tha se pavarësisht nga tronditjet e thella dhe problemet e mëdha, të këqiat e mëdha janë lënë prapa. //kk//

XS
SM
MD
LG