Lidhje

BE-ja fton 10 vende që të anëtarësohen në vitin 2004 - 2002-12-13


Udhëheqës të ish-vendeve të bllokut sovjetik po përshëndesin vendimin e Bashkimit Evropian për t’u zgjeruar drejt Lindjes. Të premten dhjetë vendeve, tetë prej të cilave dikur kanë qenë nën qeveri komuniste, iu bë ftesë zyrtare për të hyrë në bllok gjatë një takimi të nivelit të lartë të Bashkimit Evropianë në Kopenhagë të Danimarkës.

Kryeministri i Polonisë, Leszek Miller e quajti ftesën një hap shumë të madh historik për vendin e tij. Presidenti i Sllovakisë, Rudolf Schuster, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të përmirësojë nivelin e jetesës së qytetarëve sllovakë.

Presidenti i qipriotëve grekë, Glafcos Klerides, tha se gëzimi i tij lidhur me ftesën për të hyrë në Bashkimin Evropian, nuk është i plotë për shkak të ndarjes së vazhdueshme të vendit të tij, kurse udhëheqësit turq shprehën pakënaqësinë e tyre që nuk u ftuan të hyjnë në Bashkimin Evropian në këtë raund bisedimesh.//ic//

XS
SM
MD
LG