Lidhje

Iraku kërkon të ndalohet - 2002-12-15


Iraku i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndalojë atë që Bagdadi e quan një luftë të pa deklaruar kundër këtij vendi.

Në një letër që i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, ministri i jashtëm irakian, Naji Sabri, thotë se aeroplanët luftarakë amerikanë dhe britanikë shkelën hapësirën ajrore të Irakut më shumë se 1 mijë e 100 herë gjatë një periudhe 4 javore, nga 10 nëntori deri në 6 dhjetor. Zoti Sabri thotë në letër se shkeljet e hapësirës ajrore rezultuan, siç u shpreh ai, në bombardime barbare të qyteteve dhe fshatrave irakiane. Zyrtarë të ushtrisë amerikane thonë se civilët irakianë nuk vihen kurrë në shënjestër.

Iraku nuk i njeh zonat e ndaluara për fluturime në pjesën veriore dhe jugore të vendit, të cilat janë patrulluar që prej përfundimit të luftës së Gjirit Persik më 1991.

Dje, zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se avionë të koalicionit qëlluan tri objektiva në zonën e ndalim fluturimeve në pjesën jugore të Irakut, pasi aerplanë ushtarakë irakianë hynë në këtë zonë.

Ndërkohë, inspektorët e Kombeve të Bashkuara në Irak vazhdojnë kontrollet për armë të shkatërrimit në masë. Ekipet e inspektorëve u përhapën sot në zona të ndryshme të Irakut, duke shkuar në disa qendra, duke përfshirë edhe një kompleks ushtarak industrial.

20 ekspertë të tjerë të armëve duhet të mbrrijnë sot në Irak, duke e çuar numrin e përgjithshëm të inspektorëve në më shumë se 100. //ze//

XS
SM
MD
LG