Lidhje

Zëvëndës-kryeministri i Serbisë Çoviç viziton Tiranën - 2002-12-15


Zëvëndës-kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviç, vizitoi të dielën Tiranën me rastin e hapjes së linjës ajrore të fluturimeve mes Tiranës dhe Beogradit.

Zyrtari i lartë serb u takua me presidentin e republikës, Alfred Moisiu, me kryeministrin Fatos Nano, si dhe me ministrin e jashtëm shqiptar, Ilir Meta.

Në këto takime është theksuar edhe një herë gatishmëria e të dy vendeve për të thelluar bashkëpunimin mes tyre. //az//

XS
SM
MD
LG