Lidhje

Përfundon misioni vëzhgues i OKB-së në Gadishullin e Përvllakës - 2002-12-15


Një grup i vogël vëzhguesish të Kombeve të Bashkuara përfundoi misionin në një gadishull strategjik në bregdetin e Adriatikut, që synonte sigurimin e një zone asnjanëse ndërmjet Kroacisë dhe Jugosllavisë.

Flamuri i Kombeve të Bashkuara u ul 6 vjet pas vendosjes së vëzhguesve të OKB-së në Gadishullin e Përvllakës, objekt mosmarrëveshjesh territoriale prej një dekade ndërmjet dy vendeve.

Por javën e kaluar, Kroacia dhe Jugosllavia nënshkruan një marrëveshje protokolli në bazë të së cilës, Kroacia e merr këtë gadishull nën kontroll. Marrëveshja e përkohshme parashikon që zona të mbetet e çmilitarizuar dhe ujrat pranë bregut të patrullohen nga forca të përbashkëta policore të të dy vendeve.

Marrëveshja u jep të drejtën anijeve jugosllave të lundrojnë përmes kanalit të gadishullit, por jo të zhvillojë operacione ushtarake në zonë.

Yugosllavia dhe Kroacia kanë patur pretendime për Gadishullin e Përvllakës në Kroacinë Jugperëndimore që nga viti 1991. Ky rrip toke ka patur rëndësi strategjike për hir të epërsisë gjeografike mbi Gjirin e Kotorrit dhe bazën kryesore detare të jugosllavisë në Adriatik. Kombet e Bashkuara dërguan vëzhgues në gadishull në vitin 1996 për të mbikqyrur procesin e çmilitarizmit të zonës. //az//

XS
SM
MD
LG