Lidhje

Kalendari historik 21 dhjetor - 2002-12-17


70 vjet më parë, më 21 dhjetor 1931, u inaugurua fluturimi i një aeroplani me dy motorrë, i cili më vonë hyri në histori. Aeroplani D-C-3, i ndërtuar për fluturime komerciale nga kompania e avionave Douglas, kishte një kapacitet prej 21 pasagjerësh dhe udhëtonte me një shpejtësi prej 260 kilometrash në orë. Disa nga versionet e para të këtij avioni përfshinin ndenjëse që mund të shndëroheshin në krevat gjatë udhëtimeve të gjata. Avioni mund të transportonte bagazhe me peshë deri në 1 mijë e 600 kilogram. Ai u bë mjeti kryesor i transportit të trupave të aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mbi 10 mijë avionë ushtarakë u prodhuan dhe disa prej tyre akoma fluturojnë në çdo kontinent.

Më 21 dhjetor 1937 në një kinema të New Yorkut u shfaq premiera e filmit “Borëbardha dhe 7 xhuxhat”. Borëbardha, prodhim i Walt Disney-it, ishte filmi i parë vizatimor me ngjyra dhe metrazh të gjatë. Filmi u mori prodhuesve 4 vjet punë. Kritikët e duartrokitën filmin dhe e konsideruan atë si një prodhim elegant me muzikë të lehtë për t’u kënduar. “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” ishte një ndërmarrje e rrezikshme finaciare nga studio Disney, por megjithatë pati një sukses të madh në kinem. Në vitin 1938 më shumë se 20 milionë amerikanë paguan që të shihnin adaptimin vizatimor të përrallës së vëllezërve Grim, ku e mira e mishëruar në figurën e Borëbardhës triumfon mbi të keqen e personifikuar tek shtriga. Fitimet nga filmi u përdorën nga studioja për të prodhuar filma të tjerë.// lk //

XS
SM
MD
LG