Lidhje

Riprodhimi Gjenetik i Qelizave - 2002-12-17


Shkencëtarët thonë se ndërsa riprodhimi gjenetik i qelizave është i mundshëm, nuk është ende e sigurt nëse shkenca ka arritur atë shkallë zhvillimi për të prodhuar qelizën me përbërjen e duhur gjenetike për të zëvëndësuar qelizën e sëmurë

Shtrohet pyetja; a është në gjendje që metoda e riprodhimit të qelizave të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga hemoragjia cerebrale, shtylla kurrizore, ose nga Alcajmeri. Shkencëtarët pranë universitetit të Teksasit mendojnë se po. Ata thonë se kanë gjetur një zgjidhje të këtij problemi; një përzierje proteinash që ndihmon zhvillimin e riprodhimit të qelizave.

Shkencëtarja Ping Wu dhe ekipi i saj i kryen provat duke futur në trurin dhe në shtyllën kurrizore të një miu në laborator një përzierje proteinash dhe e vëzhguan atë deri në riprodhimin e neuroneve të nevojëshme. Mjekja Wu thotë se 90 përqind e qelizave nervore të injektuara në tru u zhvilluan në neurone. Më e rëndësishmja është se neuronet ishin pikërisht të llojit që shkencëtarët donin të riprodhonin.

Ndërkohë që prova të tjera në këtë fushë janë të nevojëshme, proteina që ndihmon në riprodhimin e neuroneve ka nxitur shpresat e atyre që kanë nevojë për zëvëndësimin e qelizave nervore.

ARRAT DHE BAJAMET PAKËSOJNË RREZIKUN E DIABETIT 2

Diabeti i tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundje të zemrës, të veshkave dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gram arra kanë 30 përqind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndërsa tek gratë që marrin çdo ditë nga një lugë gjalp kikirikësh rreziku është 20 përqind.

Veç yndyrës së mirë, arrat gjithashtu përmbajnë vitamina të shumta, proteina minerale dhe fibër. Shkencëtarët pranë universitetit Harvard në Boston përfshinë në studimin e tyre rreth 83 mijë gra të moshës 34 deri 59 vjeç. Studimi vazhdoi 16 vjet. Kur analizuan të dhënat, shkencëtarët vunë re se arrat dhe gjalpi i kikirikëve mund të ulin rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2 tek gratë.

Në studim thuhet gjithashtu se ndryshe nga mendimi i përgjithsëm, arra, bajamet, lajthitë dhe kikirikët nuk luanjë ndonjë rol në shtimin e peshës trupore.

NJË MËSUESE AMERIKANE PRITET TË SHKOJË NË HAPËSIRË

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, bën të ditur se në fillim të vitit shkollor 2003 do të dërgojë në orbitë një mësuese. Ajo quhet Barbara Morgan dhe është mësuese në një shkollë fillore në shtetin Idaho. Veç përgatitjeve të tjera, ajo do të kryejë edhe një kurs të plotë për astronaute.

Zonja Morgan ka qënë pjestare e programit mësueset në Hapësirë në vitin 1986. Pas shpërthimit në ajër të anijes Chalenger ku mësuesja Christa Mcauliffe gjeti vdekjen, zonja Morgan u kthye në punën e saj si arsimtare, por vazhdoi të jepte leksione rreth programit Mësueset në Hapësirë.

XS
SM
MD
LG