Lidhje

Biljana Plavshiç pohon se në Bosnje u bë spastrim etnik - 2002-12-17


Ish-presidentja e serbëve të Bosnjës, Biljana Plavshiç, pranoi se mijëra njerëz të pafajshëm ishin viktima të fushatës serbe të spastrimit etnik në Bosnje.

Zonja Plavshiç tha se fillimisht kishte besuar se serbët po mbronin veten nga përndjekja, e ngjashme me atë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mirëpo, ajo tha se më pas e kuptoi se kjo fushatë shndërroi në viktima mijëra njerëz të pafajshëm. Ish presidentja Plavshiç i bëri këto komente në Gjykatën e Hagës, ku po shqyrtohet dënimi ndaj saj.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, tha sot në gjykatën e Hagës se zonja Palvshiç mban një pjesë të përgjegjësisë për mizoritë e kryera, por në të njëjtën kohë ajo e lavdroi atë për mbështetjen që i kishte dhënë marrëveshjes së Daytonit.

Në muajin tetor, 72 vjeçarja Plavcshiç pranoi fajësinë nën akuzën për krime kundër njerëzimit.//kk//

XS
SM
MD
LG