Lidhje

Avokatët në Hagë paraqesin argumentat përfundimtare në gjyqin e ish-presidentes së serbëve të Bosnjës - 2002-12-18


Avokatët pritet të paraqesin të mërkurën, më 18 dhjetor, argumentat përfundimtare para Gjykatës së Hagës për krime lufte, për çështjen gjyqsore kundër ish-presidentes së serbëve të Bosnjës Biljana Plavshiç.

Prokurorët si dhe avokatët e palës mbrojtëse do të bëjnë rekomandimet e tyre për dënimin e zonjës Plavshiç gjatë ditës së fundit të seancës tri-ditëshe për të përcaktuar dënimin e saj. Gjykatësit do ta bëjnë të ditur vendimin e tyre në një ditë tjetër.

Zonja Plavshiç foli të martën para gjykatës dhe pranoi përgjegjësinë për rolin e saj në vdekjen e mijëra personave të pafajshëm në fushatën serbe të spastrimit etnik gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë-Hercegovinë.

Ajo tha se fillimisht besonte që serbët u ngritën kundër myslimanëve dhe kroatëve në përpjekje për të shmangur atë formë persekutimi që serbët kishin përjetuar në Luftën e Dytë Botërore në duart e Gjermanisë naziste. Por zonja Plavshiç tha se më pas e kuptoi që këto shpjegime ishin përgatitur për të justifikuar përndjekjen e mijëra personave të pafajshëm.

Zonja Plavshiç pranoi në tetor fajësinë nën akuzën për krime kundër njerëzimit. Në shkëmbim për këtë, prokurorët tërhoqën shtatë akuza të tjera kundër saj, përfshirë edhe atë për gjenocid. //ad//

XS
SM
MD
LG