Lidhje

Rusia e pakënaqur me vendimin amerikan për dislokimin e sistemit  të mbrojtjes nga raketat - 2002-12-18


Rusia shprehu pakënaqësi ndaj vendimit amerikan për të filluar dislokimin e një sistemi të mbrojtjes kombëtare nga raketat në vitin 2 mijë e 4.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse shprehet shqetësim se ky zhvillim mund të çojë në një garë të re armësh. Në deklaratë thuhet gjithashtu se zhvillimi i sistemit të mbrojtjes nga raketat do të pakësonte burimet për përpjekjet për të përballuar kërcënimet reale, siç është lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Të martën, presidenti Bush e cilësoi fazën e parë të dislokimit të sistemit të mbrojtjes nga raketat si hap modest. Mirëpo, ai tha se kjo do të ndihmojë për mbrojtjen e popullit amerikan nga kërcënimet që paraqesin shtetet e papërgjegjshme dhe grupet terroriste që kërkojnë armë të shkatërrimit në masë.

Planet e dislokimit parashikojnë vendosjen e 20 interceptorëve në Alaska dhe Kaliforni gjatë një periudhe dy vjeçare, duke filluar nga viti 2 mijë e 4. Deri në 20 interceptorë do të dislokohen në det.

Një provë e kohëve të fundit me sistemin e mbrojtjes nga raketa përfundoi pa sukses, por Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se dislokimi duhet të fillojë tani, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për përsosjen e tij. //xh//

XS
SM
MD
LG