Lidhje

Presidenti Bush pritet të flasë publikisht mbi deklaratën irakiane të armëve - 2002-12-19


Pritet që presidenti Bush të bëjë të premten komentet e tij të para publike lidhur me deklaratën irakiane të armëve, një ditë pasi zyrtarë të lartë të administratës kritikuan Irakun, duke thënë se Bagdadi ka dështuar plotësisht të veprojë në përputhje me rezolutën e Kombeve të Bashkuara për çarmatim.

Sekretari i Shtetit, Colin Powell, tha të enjten se deklarata e Bagdadit mbi armët është plot me informacione të vjetra dhe mungesa flagrante. Ai tha se raporti i Irakut përbën shkelje të hapur të rezolutës së Kombeve të Bashkuara. Mirëpo, sekretari Powell e bëri gjithashtu të qartë se nuk do të përdoret menjëherë forca ndaj Irakut dhe se Shtetet e Bashkuara kërkojnë intensifikimin e inspektimeve, përfshirë intervista me figura kyçe në programet irakiane të armëve.

Ndërkaq, kryeinspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët, Hans Blix, dhe Muhamed el-Baradei, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, thanë se raporti irakian nuk përmban ndryshime të rëndësishme nga të dhënat që iu janë dhënë inspektorëve në vitin 1998.

Zoti Blix tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania nuk po u japin inspektorëve të dhëna të mjaftueshme zbulimi rreth armëve të ndaluara. Në një intervistë me një radio britanike, zoti Blix tha se të paktën Washingtoni dhe Londra mund t’i tregojnë atij se ku dyshojnë ato se Iraku mund të ketë armë të tilla. //kk//

XS
SM
MD
LG