Lidhje

Kina shpreh shqetësim për planet amerikane për një sistem të mbrojtjes nga raketat - 2002-12-19


Kina ka shprehur shqetësim rreth planeve të Shteteve të Bashkuara për të filluar dislokimin e një sistemi kombëtar të mbrojtjes nga raketat në vitin 2004.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se Pekini është i shqetësuar rreth pasojave të dislokimit të një sistemi të tillë. Ai tha se në përgjigje të këtij hapi amerikan, Kina do të ndërmarrë ato që ai i cilësoi si dislokime të domosdoshme në përputhje me nevojat e mbrojtjes kombëtare.

Zëdhënësi kinez tha gjithashtu se vetëm bashkëpunimi i fortë ndërkombëtar mund të përballojë kërcënimin që paraqet përhapja e armëve të shkatërrimit në masë.

Ministria e Jashtme e Rusisë shprehu të mërkurën pakënaqësi ndaj urdhërit që presidenti Bush i dha Departamentit amerikan të Mbrojtjes për të filluar punën për dislokimin e interceptorëve strategjikë të raketave.

Kur bëri të njohur vendimin e tij në fillim të javës, presidenti Bush tha se sistemi i mbrojtjes nga raketat do të ndihmojë në mbrojtjen e amerikanëve nga kërcënimet që paraqesin shtetet e papërgjegjshme dhe grupet terroriste që mund të shtien në dorë armë të shkatërrimit në masë. //ad//

XS
SM
MD
LG