Lidhje

Shtohen thirjet e republikanëve për dorëheqjen e senatorit Lott - 2002-12-19


Në Shtetet e Bashkuara, në radhët e Partisë Republikane po shtohen thirjet për dorëheqjen e senatorit Trent Lott nga posti udhëheqës në Senat, lidhur me komentet me tone raciste që bëri në fillim të muajit. Senatori i moderuar republikan Lincoln Chafee nga shteti Rhode Island tha të mërkurën se zoti Lott duhet të japë dorëheqjen si udhëheqës i republikanëve në Senat, pasi siç u shpreh ai, megjithëse ka kërkuar ndjesë, zoti Lott nuk ka fituar mirëkuptimin e amerikanëve. Edhe senatori Don Nickles, konkurent për postin e udhëheqësit, i ka bërë thirje zotit Lott të largohet nga posti pas komenteve të tij që tingëllonin si lëvdatë për ndarjen raciale që ekzistonte në të kaluarën në shtetet jugore amerikane. Republikanët në Senat kanë në plan të takohen më 6 janar për të marrë vendim për këtë çështje para se të mblidhet Senati i ri ku shumicën e kanë republikanët. //ad//

XS
SM
MD
LG