Lidhje

Protesta të fuqishme të studentëve në Iran - 2002-12-19


Mijëra studentë kanë filluar protestat në Iran, duke kërkuar ndryshimin e regjimit autoritar në këtë vend. Protestat filluan në muajin nëntor, pasi Teherani dënoi me vdekje profesorin Hashem Aghajari për shkak të kritikave që ai i kishte bërë regjimit fetar të Iranit. Profesori Aghajari bëri thirrje për “një fe përparimtare, në vend të një feje tradicionale që shtyp popullin.”

Protestat u intensifikuan më 7 dhjetor, me rastin e Ditës Kombëtare të Studentëve në Iran. Protestat po zhvilloheshin paqësore deri në momentin kur ndërhynë për t’i shpërndarë ato me forcë, ekstremistët e grupit radikale islamik basiji. Rreth 200 persona u arrestuan, një pjesë e të cilëve po mbahen ende të ndaluar. Protestuesit u rRahën nga huliganët Ansar të fraksionit Hezbollah. Dhunë kundër studentëve përdorën edhe forcat e rregullta policore.

Nën parrullën “poshtë diktatura”, studentët protestues kërkonin zhvillimin e një referendumi për reforma politike. Ata kërkuan lirimin e gjithë të burgosurve politike. Me protestat e studentëve me 7 dhe 8 dhjetor u bashkuan edhe mijëra qytetarë të tjerë.

Më 9 dhjetor, një protestë e mbi 2 mijë studentëve u shpërnda me forcë nga grupi ekstremist basiji. Radikalët e këtij grupi kanë shpallur të shtuquajturën “luftë të shenjtë” kundër reformatorëve. Sipas njoftimeve ata thyen portat e universitetit Amir Kabir dhe ndërhynë kundër studentëve paqësorë. Policia nuk bëri asnjë përpjekje për t’i ndaluar ata. Protestat pasqyrojnë padurimin në rritje të popullit iranian, që kërkon demokraci dhe jo një regjim që manipulohet nga klerike reaksionarë. Islamikët ekstremiStë janë një pakicë në parlamentin e Iranit. Por ata kontrollojnë policinë, drejtësinë dhe Këshillin e Gardianëve. Pa miratimin e këshillit, asnjë vendim i parlamentit nuk mund të shndërRohet në ligj.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit tregojnë se populli i Iranit kërkon reforma politike, si dhe t'i jepet fund të shtypjes. Një anketë tregon se 75 përqind e iranianëve mbështesin dialogun me Shtetet e Bashkuara.

Kërkesa për reforma politike nuk po kërkohet vetëm me protesta në rrugë, por edhe në parlament. Rajabali Mazrouei, udhëheqësi i Frontit Islamik Iranian të Pjesëmarrjes, u tha kolegëve të tij deputetë se “në se mendoni qe keni mbështetjen e popullit, atëhere le të organizojmë një referendum dhe të lejojmë popullin të vendosë”.

Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin e Iranit në përpjekjet e tij për liri, të drejta civile, begati, drejtësi dhe sundim të shtetit ligjor. Zyrtarët iranianë janë plotësisht të ndërgjegjshëm se këto kërkesa janë të drejta dhe burojnë drejtpërdrejtë nga zemra e shtetasve të tyre. Shtetet e Bashkuara presin qe qeveria e Iranit të tregohet e përgjegjshme ndaj popullit dhe të respektojë aspiratën e tij për liri.//lk //

XS
SM
MD
LG