Lidhje

Trajtimi i disidentëve në Irak - 2002-12-20


Iraku është një vend me trashëgimi kulturore të pasur. Populli i tij ka një histori arritjesh shkencore dhe intelektuale. Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e tij “Iraku: Një Popullsi e heshtur,” ka mbledhur të dhëna dhe dëshmi për shkeljet e tmerrshme të të drejtave të njeriut nga ana e Sadam Huseinit.

“Nën regjimin e Sadamit, Iraku është bërë një vend i shpresave të humbura, trishtimit dhe frikës,” thotë Safia al Suhail, një qytetare irakiane dhe drejtoreshë e Aleancës Ndërkombëtare për Drejtësi. Babai i zonjës al Suhail, Sheik Taleb Al Suhail, u vra në vitin 1994 në Liban nga operativë të Sadamit. Zonja al Suhail thotë se Iraku është një vend i spastruar etnikisht. Të burgosurit torturohen në më se 300 burgjet e vendit. Nën sundimin e Sadamit, Iraku është bërë një skëterrë dhe një muzeum krimesh.”

Menjëherë pasi u bë president në korrik të vitit 1979, Sadam Huseini urdhëroi forcat e tij të sigurimit të heqin, burgosin dhe më së fundi të vrasin disa anëtarë të shquar të Asamblesë Kombëtare Irakiane. Ai bëri që në procesin e eliminimit të këtyre të ashtuquajturve tradhtarë, të merrnin pjesë disa nga anëtarët e lartë të udhëheqjes së partisë Ba’ath.

Sadam Huseini ishte gjithashtu i pari udhëheqës që përdorte armë kimike kundër popullsisë së vendit të tij, duke u mbyllur gojën me gaz helmues më se 60 fshatrave dhe 30 mijë qytetarëve. Diktatori irakian është përpjekur t’u mbyllë gojën pakicave etnike dhe fetare në Irak. Më 1987 dhe 1988, regjimi irakian vrau dhe torturoi shumë kurdë. Shumë fshatra të banuara nga kurdë u shkatërruan dhe banorët e tyre u detyruan të shpërngulen në zona ku ata mund të kontrolloheshin nga qeveria. Sadam Huseini ka vënë gjithashtu në shënjestër edhe qytetarë të vendeve të tjera, duke vrarë e torturuar, ndër të tjerë kuvaitianë e iranianë.

Populli irakian nuk lejohet të votojë për të ndryshuar qeverinë. Liria e fjalës, e organizimit dhe e lëvizjes nuk ekzistojnë në Irak. Një nga të bijt e Sadam Huseinit është pronar i gazetës së përditshme të Irakut. Qytetarët irakianë nuk mund të mblidhen veçse për të shprehur mbështetje për qeverinë e tyre. Qytetarët irakianë nuk mund të largohen lirisht nga vendi i tyre.

“Ndërsa ne shqyrtojmë rrugët se si ta çarmatosim Irakun, ka thënë Sekretari i Shtetit, Colin Powell, është e rëndësishme të kemi parasysh sfondin e përpjekjeve tona.”//ic//

XS
SM
MD
LG