Lidhje

Presidenti Rugova: Viti 2002 ishte një vit me zhvillime pozitive - 2002-12-20


Për Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, viti 2002 ishte një vit me zhvillime pozitive.

Në një intervistë me rastin e fundit të vitit, Presidenti Rugova, i tha Zërit të Amerikës, se ”njohja formale” e pavarësisë së Kosovës do t’i shpejtonte proceset demokratike.

Lidhur me deklaratën mbi simbolet e një shteti të ardhshëm të Kosovës, Presidenti Rugova tha se ”simbolet shtetërore të Kosovës” nuk cënojnë vendin e simboleve kombëtare, ”që momentalisht janë ato të Shqipërisë së tashme”, dhe, në mënyrë që Kosova të njihet nga OKB-ja, ajo duhet të ketë simbolet e veta.

Presidenti Rugova theksoi rëndësinë e integrimit të grupeve etnike dhe pakicave kombëtare. Ai tha se përveç përpjekjeve të shoqërisë kosovare në këtë drejtim, duhet që edhe pakicat vetë të tregojnë vullnetin e tyre për t’u integruar.//az//

XS
SM
MD
LG