Lidhje

Një avion ushtarak irakian u fut në zonën e ndalim-fluturimeve në Irakun jugor - 2002-12-23


Një avion ushtarak irakian u fut në zonën e ndalim-fluturimeve në Irakun e jugut, ku goditi një avion amerikan pa pilot që po kërkonte për qendra irakiane armësh.

Zyrtarë të Pentagonit thanë se avioni i drejtuar me kompiuter u shkatërrua. Njoftimi u konfirmua nga Iraku.

Avionët ushtarakë irakianë nuk lejohen të futen në zonën e ndalim-fluturimit si në Irakun e jugut ashtu edhe në atë të veriut, të cilat patrullohen nga forcat amerikane dhe britanike që pas përfundimit të Luftës së Gjirit Persik.

Ndërkohë, trupa amerikane janë nisur për në Izrael për një manovër të përbashkët, që ka për qëllim të përgatisë shtetin hebre të vetë-mbrohet ndaj çdo sulmi të mundshëm me raketa nga Iraku në rast të një sulmi ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Bagdadit. //ze//

XS
SM
MD
LG