Lidhje

Familja mbretërore italiane Savoy  kthehet nga mërgimi në atdhe - 2002-12-23


Djali i mbretit të fundit të Italisë u kthye në atdhe duke i dhënë fund mërgimit 56 vjeçar të familjes mbretërore Savoy.

Princi Victor Emmanuel, gruaja dhe djali i tij mbërritën sot në Romë nga Zvicra, ku familja mbretërore jetoi që kur qeveria italiane i detyroi të largoheshin në përfundim të Luftës së Dytë Botërore

Në tetor, qeveria italiane vendosi që familja mbretërore mund të kthehej në Itali. Në korrik parlamenti votoi për të shfuqizuar ligjin që nuk lejonte asnjë pasardhës mashkull të mbretit Umberto të hynte në territorin italian.

Ky ligj u bë pjesë e kushtetutës pas Luftës së Dytë Botërore për shkak të bashkëpunimit të familjes mbretërore me diktatorin fashist Benito Mussolini para dhe gjatë luftës.

XS
SM
MD
LG