Lidhje

Vendet e Azisë Juglindore aleate të fuqishme në luftën kundër terrorizmit - 2002-12-23


Vendet e Azisë Jug-Lindore janë bërë aleatë të fuqishëm në luftën globale kundër terrorizimit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Qeveritë e tyre po i shtypin celulat terroriste. Agjencitë e tyre të forcave të rendit po bashkëpunojnë gjerësisht për zhdukjen e organizatave të dyshuara terroriste.

Filipinet dhe Singapori janë dy vendet të cilat kanë shtypur fuqishem ekstremistët muslimanë. Kohët e fundit, shefat e tyre të mbrojtjes u takuan dhe ranë dakord për të shkëmbyer më tepër informata lidhur me organizatat e dyshimta terroriste. Abu Sayyaf është një organizatë terroriste në Filipine, e cila ka lidhje me rrjetin terrorist al-Qaida. Edhe Jemaah Islamiyah ka lidhje të ngushta me Al-Qaiden dhe ka organizuar celula spiunazhi anë e mbanë Azisë Jug-lindore. Jemaah Islamiyah synon të krijojë një shtet ekstremist musliman në rajon.

Që nga sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara në shtator të vitit të kaluar si Singapori edhe Filipinet kanë luftuar terroristët brënda vendeve të tyre. Në dhjetor të vitit të kalaur, Signapori arrestoi më tepër se 12 terroristë të dyshuar dhe zbuloi një komplot të organizatës Jemaah Islamiyah për të hedhur në erë ambasadat amerikane, britanike dhe australiane në Singapor. Shumë prej këtyre terroristëve ishin stërvitur në kampe terroriste të Al-Qaides në Afganistan dhe në kampe në Filipinevet jugore.

Singapori ndihmoi gjithashtu Filipinet me informata që çuan në arrestimin e Fathur Rohman Al-Ghozi, udhëheqës i Jemaah Islamiyah që kishte lidhje me komplotet për bombardime në të dy këto vende. Dhe kohët e fundit ushtarët filipinas kapen Abu Biadar, udhëheqës i organizatës Abu Sayyaf i cila akuzohet se ka lidhje me rrëmbimin dhe prerjen e kokës së një pengu amerikan i quajtur Guillermo Sobero nga Corona e Kalifornisë.

Udhëheqësit e Azisë Jug-lindore janë të vetëdijshem se ata duhet të bashkëpunojnë në luftë kundër organizatave terroriste që veprojnë anë e mbanë botës. Siç tha edhe ministri i Mbrojtjes i Filipineve, Angelo Reyes ”Kërcnimi terrorist është ndërkombëtar”. Prandaj ky kërcënim kërkon bashkëpunim rajonal dhe global.” Ushtarët amerikanë kanë ndihmuar në stërvitjen e trupave filipinase për të luftuar organizaten Abu Sayyaf. Dhe për herë të parë, trupat e Signaporit janë bashkuar me trupat amerikane dhe tajlandeze në manovra ushtarake vjetore që u zhvilluan këtë vit.

Siç ka thenë edhe Presidenti George W. Bush ”Bota nuk mund të jetojë me rrjete terroriste. E vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga to është ndjekja e tyre: Për t’i gjetur, për t’i zhdukur dhe për t’i ndaluar këto rrjete që të mos vrasim më njerëz.

//rd//

XS
SM
MD
LG