Lidhje

Kalendari Historik 22 dhjetor - 2002-12-23


Më 22 dhjetor të vitit 1963, Presidenti Lyndon Johnson, kryesoi ceremoninë për t’i dhënë fund zyrtarisht një zije një mujore kombëtare pë rpresidentine vrarë, John F. Kennedy. Presidenti ishte vrarë në dallas të Teksasit më 22 nëntor. Më 22 dhjetor, Presidenti Johnson, i cili mbajti një fjalim nga shkallët e përkujtimores së Linkolnit, iu përshtat ftohtësisë, erës dhe emocioneve të ditës. Rreth 15 mijë vetë morrën pjesë në ceremoninë e organizuar në monumentin dedikuar një tjetër presidenti të vrarë. Ndërsa Presidenti Johnson fliste, njerëzit e mbledhur para monumentit të Linkolnit shikonin flakën që digjej pafundësisht në varrin e Presidentit Kennedy, përtej lumit Potomac, në varrezat kombëtare në Arlington.

Më 22 dhjetor të vitit 1864, ushtria e Unionit nën komandën e gjeneralit William T. Sherman, përhapi lajmin se kishte arritur në Savannah të Georgia-s, duke i dhënë kështu fund marshimit të tij të famshëm drejt detit, William Sherman ishte gjnerali i dytë më i rëndësishëm i ushtrisë së Unionit, pas komandantit të përgjithshëm Ulysses Grant, gjatë muajve të fundit të Luftës Civile Ameriane. Gjenerali Sherman u nis për në Savannah më 16 nëntor pasi trupat e tij praktikisht dogjën deri në themel qytetin Atlanta në brendësi të Georgias. Më 22 dhjetor, nga komanda e tij në Savannah, gjenerali Sherman i dërgoi një mesazh telegrafik presidentit Lincoln ku i thoshte: “Më lejoni t’u bëj si dhuratë për Krishtlindje, qytetin Savannah...” Fushata e gjeneralit Sherman në Georgia ishte një shembul i conceptit të ”luftës totale”. Truapt e tij vranë bagëtinë e fermave, dogjën stallat dhe të mbjellat dhe shkatëruan pajisjet e fermave. Ata shkatërruan gjithashtu trenat dhe trasetë e hekurudhës. Gjenerali Sherman besonte se shkatërimi i bazës ekonomike të armikut dhe moralit të civilëve, ishin po aq të rëndësishme sa edhe fitorja në fushën e betejës. Por udhëheqësit e qytetit Savannah nuk i rrezistuan Shermanit dhe ushtrisë së tij dhe kështu qyteti i shpëtoi shakatërrimit të zakonshëm për këto raste.

//rd//

XS
SM
MD
LG