Lidhje

Washington Post: SHBA të pambrojtura mirë nga sulme terroriste të mundshme - 2002-12-24


Sipas një artikulli të botuar të martën në gazetën Washington Post, zyrtarë të lartë amerikanë mendojnë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të pambrojtura sa duhet ndaj një sulmi madhor terrorist.

Gazeta shkruan se administrata e Presidentit Bush i ka përqendruar përpjekjet në kapjen e bërthamës së Al-Qaidës të përbërë nga 20 deri në 30 udhëheqës të lartë. Por disa nga zyrtarët e intervistuar thonë se do ta gjykojnë suksesin e kësaj strategjie duke u nisur nga numri i sulmeve në tokën amerikane dhe jo nga mungesa e tyre.

Armët kimike, radiologjike dhe bërthamore ishin në krye të listës së rreziqeve më të mëdha, si edhe prania e bazave terroriste të fjetura në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e intervistuar nga gazeta Washington Post thonë se al-Qaida vazhdon të ketë pjesën më të madhe të aftësive që kishte para 11 shtatorit, 2001.//kk//

XS
SM
MD
LG