Lidhje

Festohen Krishlindjet - 2002-12-24


Dy mijë vjetë më parë, në botën e coptuar nga vuajtjet, varfëria dhe urrejtja, në Bethlehem lindi Jezu Krishti. Në mbretërinë e fuqishme romake të asaj kohe, pak njerëz mund të merrnin me mend ndikimin që kjo ngjarje do të kishte në botë. Nga korita e thjeshtë që shërbeu si djepi i foshnjes, erdhi një mesazh i dashurisë së Zotit për njeriun dhe fitoren përfundimtare të së mirës mbi të keqen.

Mesazhi i Krishtit ishte për dinjitetin e natyrshëm dhe vëllazëri për të gjithë njerëzimin: çdo njeri është krijuar sipas imazhit të Zotit. Ky mesazh i drejtohej edhe më të ultëve në mbretërinë romake, skllavëve.

Ideja se askush nuk mund të shkelte të drejtën e paprekshmërisë së një individi u përhap dhe çoi përfundimisht në kufizime të fuqisë së shtetit. Shekuj pas Krishtit, ideali i paprekshmërisë së çdo personi u bë themeli i demokracisë moderne. Ky parim gjeti shprehje në Deklaratën e Pavarësisë amerikane ku thuhet, se “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe janë pajisur nga krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme”.

Në kohën e themelimit, banorët e Shteteve të Bashkuara ishin kryesisht të krishterë, megjithëse ata e ndoqën këtë besim në rrugë të ndryshme. Mbi të gjitha, amerikanë e bënë të qartë në Kartën e të Drejtave, dhjetë amendamentet e para të kushtetutës, se liria e fesë duhet të respektohet. Që nga ajo kohë, njerëz të besimeve të ndryshme fetare kanë ardhur në Amerikë. Në fakt, Shtetet e Bashkuara janë tani një nga vendet me larminë më të madhe fetare në botën. Të krishterë të të gjitha sekkteve, hebrenj, myslimanë, hindu, budistët e etj e bënë Amerikën shtëpinë e tyre. Dhe të gjithë janë të lirë të praktikojnë fenë që dëshirojnë.

Kjo liri e ka bërë Amerikën të fortë. Por njëkohësisht e ka bërë atë të urrehet nga armiqtë e lirisë, siç e bënë të qartë terroristët me sulmet e 11 shtatorit. Qysh atëherë Shtetet e Bashkuara së bashku me pjesën tjetër të botës së qytetëruar kanë filluar luftën globale kundër terrorizmit.

Ndërsa amerikanët festojnë Krishlindjet, presidenti Bush tha “ne duhet të jemi mirënjohës edhe për ata burra dhe gra të forcave tona të armatosura që janë në krye të detyrës për të mbrojtur lirinë, për të siguruar atdheun dhe për të përhapur paqen dhe sigurinë në mbarë botën.” //rd//

XS
SM
MD
LG