Lidhje

Papa Gjon Pali i Dytë e cilësoi lindjen e Jezu Krishtit si një shenjë shprese, paqeje dhe dashurie - 2002-12-24


Të krishterët nëpër botë po festojnë krishtlindjet.

Papa Gjon Pali i Dytë e cilësoi lindjen e Jezu Krishtit si një shenjë shprese, paqeje dhe dashurie. Papa dha mesazhin e Krishtlindjeve gjatë meshës tradicionale të mesnatës në Vatikan. Ai e cilësoi lindjen e Krishtit një shenjë nga Zoti që mund të ngushëllojë vetminë, tu sjellë liri të varfërve dhe paqe viktimave të luftës.

Besimtarët e krishterë morën pjesë gjithashtu në meshën e mesnatës në Bethlehem, vendi-lindja tradicionale e Krishtit. Ushtria izraelite tërhoqi trupat e saj në rrethinat e këtij qyteti të Bregut Perëndimor.

Në Azi, u shtuan masat e sigurimit përreth kishave dhe vendeve tët jera ku mblidhen shtetas perëndimorë. Në Shtetet e Bashkuara, shumë të krishterë marrin pjesë sot në shërbime fetare dhe kalojnë kohën me familjen.

XS
SM
MD
LG