Lidhje

Ushtarët izraelitë vrasin një anëtar të grupit Hamas - 2002-12-25


Zyrtarë izraelitë dhe palestinezë thonë se një ekstremist i kërkuar i grupit Hamas u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me ushtarë izraelitë në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor. Zyrtarë Palestinezë e identifikuan atë si Ibrahim Habu Hawash, një anëtar i krahut ushtarak të Hamasit. Një zyrtar i ushtrisë izraelite thotë se ai bashkë me një burrë tjetër hapën zjarr ndaj trupave izraelite që po patrullonin sot një zonë të Nablusit. Ushtarët iu përgjigjën zjarrit, vranë Abu Hawashin dhe arrestuan esktremistin e dytë. Ndërkohë Izraeli thotë se në një operacion gjatë natës në qytetet e Bregut Perëndimor, ka arrestuar 16 palestinezë të dyshuar si esktremistë. //ad//

XS
SM
MD
LG