Lidhje

Robertson: NATO në krah të SHBA, në rast të një lufte me Irakun - 2002-12-26


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, tha se është detyra morale e aleancës të mbështesë Shtetet e Bashkuara nëse ato hyjnë në luftë me Irakun.

Zoti Robertson i tha të enjten radios BBC se Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur me përpikëri direktivat e caktuara nga Kombet e Bashkuara për çarmatimin e presidentit irakian, Sadam Husein. Mirëpo, udhëheqësi i NATO-s theksoi se nëqoftëse procesi inspektimit të armëve në Irak ndërpritet, aleanca ka për detyrë të japë çfarëdo mbështetje që kërkohet.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një numër mënyrash sesi Natoja mund të ndihmojë në një operacion ushtarak, por ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me rolin e aleancës.

Zoti Robertson theksoi gjithashtu se do të ishte e pamundur që Shtetet e Bashkuara të hynin në luftë pa mbështetjen e aleatëve të tyre. Ai tha se vendimi për veprim ushtarak kundër Irakut nuk do të merret nga Shtetet e Bashkuara, por nga vetë presidenti irakian, Sadam Husein. //kk//

XS
SM
MD
LG