Lidhje

Shtatë palestinezë vriten në përpjekje me armë - 2002-12-26


Të paktën shtatë palestinezë u vranë të enjten në një seri përpjekjesh me armë mes trupave izraelite dhe ekstremistëve palestinezë.

Gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor, ushtarët izraelitë vranë pesë persona, njëri prej të cilëve adoleshent i paarmatosur. Zyrtarë ushtarakë izraelitë thanë se trupat vranë dy palestinezë që po përpiqeshin të hynin në një vendbanim hebraik në Rripin e Gazës.

Dhuna e së enjtes i dha fund një qetësie të përkohshme në ditët para Krishtlindjes. Ushtria izraelite i kishte tërhequr trupat nga qendra e Bethlehemit, duke lejuar që të mbaheshin ceremonitë tradicionale të Krishtlindjes.

Mirëpo, trupat e ripushtuan të enjten qendrën e qytetit, duke shpallur ndalimqarkullimin për arsye sigurie, siç u shprehën zyrtarët izraelitë.//kk//

XS
SM
MD
LG