Lidhje

Inspektorët nuk kanë ende pas 28 ditë kërkimesh - 2002-12-26


Sot, ditën e 28 të inspektimeve që kur rifilluan punën në Irak, inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët bënë kërkime edhe në disa objekte të tjera që dyshohen se përdoren për armë të shkatërrimit në masë.

Hossam Muhammad Amin, zyrtari më i lartë irakian që bashkëpunon me inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët, tha se inspektorët nuk kanë gjetur asnjë provë që të mbështesë pretendimet amerikane dhe britanike se Bagdadi fsheh armë të shkatërrimit në masë.

Inspektorët nuk kanë komentuar ndaj deklaratës së zotit Amin. Ai tha gjithashtu se Bagdadi do t’u dorëzojë Kombeve të Bashkuara një listë të shkencëtarëve që kanë punuar në të kaluarën në programet e armëve të vendit.

//rd//

XS
SM
MD
LG