Lidhje

Kalendari Historik 31 dhjetor - 2002-12-26


Më 31 dhjetor të vitit 1942, në qytetin e New Yorkut, spektatorët e shumtë brohoritën me entusiazëm, kur 27-vjeçari Frank Sinatra këndoi në Teatrin Paramount. Ishin këto koncertet e para të Sinatrës solo pas shkëputjes nga grupi me Harry James-in dhe Tommy Dorsey-n. Reagimi për daljen e Sinatrës në skenën e Teatrit Paramount e bëri të qartë se sa popullor ishte bërë ai tashmë. Admiruesit e tij ishin kaq te shumtë në numër sa u desh te thirreshin 400 policë shtesë për ruajtjen e rendit. Agjenti i reklamave i Sinatrës kishte vendosur që në radhët e para të teatrit të rrinin adhurueset e tij adoleshte, kështu që mjetet e informimit, të ishin dëshmitarë të thirrjeve të tyre entuziaste. Frank Sinatra vdiq nga një sëmundje e zëmrës më 14 maj të vitit 1998 në moshën 82-vjeçare. Gjatë pjesë më të madhe të jetës së tij, ai ishte njëri prej artistëve më të pëlqyer nga publiku në Shtetet e Bashkuara.

Duke vazhduar shfletimin e Faqeve të këtij Kalendari, vazhdojmë sot përsëri me një nga figurat e famshme muzikore. Është fjala për grupin Beach Boys. Koncerti i tyre i parë me këtë emër daton me 31 dhjetor të vitit 1961. Më 31 dhjetor Beach Boys dha një koncert bamirësie në Long Beach, të Californisë, për të rumbulluar fonde për familjen e Richi Valens, këngëtar i njohur i cili humbi jetën në një aksident ajror në vitin 1959. Kompleksi Beach Boys përbëhej nga vëllezër dhe kushurinj nga komuniteti që jetonte buzë detit në Hawthorne të Californisë. Ata ishin bërë të famshëm duke kënduar në klube, shkolla kërcimi dhe në mbrëmje private. Muzika e tyre, shprehte peisazhin tërheqës të plazheve, stinëve të nxehta pa fund, si dhe, patjetër, rrëshqitjen mbi dallgët apo surfing. Regjistrimi i diskut të tyre të parë që u shit menjëherë në mijëra kopje, me titullin ”Surfin” në vitin 1961, u krye në më pak se një orë në një studio të vogël në Los Angeles. Kompleksi Beach Boys vazhdoi të regjistronte disqe të famshme gjatë viteve ’60. Njëri prej regjistrimeve më të mirënjohura të tyre, ”Good vibrations” më 1966, ndërthurte harmoninë e zërave të tyre me tinguj të prodhuar në mënyrë elektronike, formë relativisht e re e muzikës për kohën. Thuhej se kompleksit Beach Boys, iu desh disa qindra orë për të rregjistruar diskun ”Good vibrations”. Beach Boys vazhdojnë të jenë popullorë në të gjithë botën. Për adhuruesit e tyre brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara, kënga ”Surf Sound” është një formë unike e muzikës amerikane.

//rd//

XS
SM
MD
LG