Lidhje

Në kërkim të terroristëve - 2002-12-27


Më 16 dhjetor, policia franceze arrestoi dy shtetas algjerianë, një maroken dhe një shtetas francez, që mendohej se po përgatisnin sulme me armë kimike në Britani gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Mendohet gjithashtu se personat e arrestuar kanë lidhje me një celulë terroriste të al-Kaidës në Frankfurt të Gjermanisë. Gjatë kërkimit në apartamentin e të arrestuarver në një lagje periferike të Parisit, policia gjeti një agjent që përdoret për armë kimike. Në apartament u gjet edhe një kostum mbrojtës nga sulme me armë kimike, biologjike dhe bërthamore, letërnjoftime të rreme dhe rreth 5000 mijë dollarë. Ministri francez i Brendshëm, Nicolas Sarkozy, i tha parlamentit se të dyshuarit kanë kaluar kohë në Çeçeni me ekstremistë myslimanë.

Dy ditë pas arrestimit në Paris, policia britanike arrestoi shtatë persona me prejardhje nga vende të Afrikës Veriore, nën dyshimet se po i jepnin grupit al-Kaida fonde dhe ndihma të tjera. Një nga të dyshuarit, Rabah Kadre, kishte lidhje me personat që u arrestuan në Francë. Rabah Kadre dhe dy bashkëpunëtor të tij janë paditur nën akuzat se “zotëronin materiale për përgatijen, nxitjen dhe kryerjen e akteve terroriste”.

Edhe grupe të tjera terroriste po e ndjejnë furinë e luftës kundër terrorizmit. Kanadaja ka përfshirë lëvizjen Hezbollah dhe Partinë e Punëtorëve Kurdistanas në listën e saj të organizatave terroriste. Lëvizja Hezbollah, një organizatë terroriste me bazë në Liban që gëzon mbështetje nga Irani, e ka shfrytëzuar prej kohësh Kanadanë si një bazë të veten. Kohët e fundit, autoritetet izraelite arrestuan Favzi Ajubin, një operativ i lëvizjes Hezbollah me bazë në Toronto, i cili ishte dërguar në Izrael për të organizuar sulme terroriste. Sipas policisë kanadeze, terroristë të grupit Hezbollah në Kanada kanë vjedhur makina për të financuar operacionin e sigurimit të letërnjoftimeve të rreme dhe të pajiseve ushtarake.

Përfshirja e lëvizjes Hezbollah dhe e Partisë së Punëtorëve Kurdistanas sjell në 16 numrin e organizatave të jashtëligjshme në bazë të ligjit të Kanadasë kundër terrorizmit. Nevoja për rritjen e masave të sigurimit u bë e qartë pasi terroristi i rrjetit al-Kaida, Ahmed Rasemi, u kap gjatë përpjekjes për të hedhur në erë aeroportin ndërkombëtar të Los Angjelosit, në dhjetor të vitit 1999. Ahmed Rasemi hyri në Kanada me pasaportë të rreme në vitin 1994. Ai jetoi në Kanada i paraqitur si refugjat nga Algjeria.

Grupe terroriste si lëvizja Hezbollah dhe rrjeti al-Kaida kërkojnë të shfrytëzojnë lirinë e demokracive perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të organizuar, financuar dhe kryer sulme kundër vetë demokracisë. “Armiqt tonë, ka thënë presidenti George W. Bush, dërgojnë fëmijët e njerëzve të tjerë në misione vrasëse dhe vetëvrasëse. Ata përqafojnë tiraninë dhe vdekjen si kauzë dhe si kredo. Kurse ne, theksoi presidenti, zgjedhim lirinë dhe dinjitetin e çdo njeriu.” //rd//

XS
SM
MD
LG